23/11/2011 | Krenare Rugova vjen me sfilatë të re

Kreatorja Krenare Rugova do të organizojë më 3 dhjetor një sfilatë mode "Fashion show", ku do të prezantojë koleksionin e saj "pranverë/verë 2012".

Ky është prezantimi i dytë me radhë i markës së modës "KR", tashmë i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë.

Ky "Fashion show" "Pasarel" do të mbahet në hollin e Bibilotekës Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 14:00, ka njoftuar PR-Solutions.

"KR në këtë pasarelë do të del me një përmbledhje të re, ku forma e saj unike e shprehjes dhe kreativitetit artistik vazhdon kërkimin në inkorporimin e dizajneve autoktone dekorative me argjent & baker. Inkorporimi i elementeve dekorative të punës së dorës, të traditës së pasur të filigranit në Kosovë, është pjesë e thellimit të punës së saj në vendosjen e një baraspeshe të sofistikuar mes tradicionales dhe modernes", thuhet në komunikatën për media.

Detajet e përvetësuara të traditës tonë, të paraqitura në prezantimin Kromozomet/Chromosomes, Krenare Rugova i ka bërë pjesë të domosdoshme të gjetjeve fine në krijimet e reja, që dëshmojnë për një vazhdimësi të shijes së stërholluar të grave tona.

Kreatorja në këtë përmbledhje prezenton gjetjet e gjurmëve të humbura estetike të traditës tonë në krijimet e reja që karakterizohen me një stil ve�ues dhe atraktiv.

Tiparet etno dhe teknika do të realizohet nga artistë të cilët janë pjesë e rrjetit të grave të Kosovës të specializuar në punën tradicionale artizanale profesionalizuar në filigran.

22/03/2011 | Krenare Rugova, an US-educated Kosovar fashion designer, has recently launched her clothing line in the city of Vienna. Her spring/summer collection '09 was initially presented at an event in Linz (Austria) on April 22 along with other international fashion designers. Fashion admirers at the show had the chance to purchase their favorite designer made clothes. Krenare Rugova's garments are now available for sale in "At First Sight", a designer store in Vienna. The label Krenare Rugova will also be soon available in Zurich (Switzerland), where new collection of dresses and garments will be sold at "Ostblock", a designer store that offers garments from eastern European designers. This marks Krenare's first commercial presentation outside of Kosovo and she believes that her label will be received well by international customers." Moreover, she sees this achievement as a positive reflection for Kosovo's high potential of developing young talented artists.
22/03/2011 | Chromosomes on the catwalk.

Chromosomes -We all are built by them and still they make us so different from each other. Fashion designer Krenare Rugova deeply embraced this duality in her new collection “Chromosomes,” which was presented Thursday evening in Prishtina.

On Thursday evening, the statue of national hero Skenderbeu absorbed all of the city center’s attention. The area received a complete makeover, with a red carpet lying around the statue, spotlights illuminating the surroundings, flowers embedded under the arches. The steps around the statue were covered with red pillows and folded blankets for the audience, who also received complimentary drinks.

The fashion show, previously scheduled for last week, had to be postponed due to weather conditions. But this didn’t hurt the show. No-one seemed to be missing, people from the political scene, like The US Ambassador Dell, Prishtina’s Mayor Isa Mustafa, Minister of Culture Memli Krasniqi, others from the music scene, like the singers Nora Istrefi and Dafina Zeqiri and a lot of other famous faces showed their fable for fashion.

Krenare Rugova is one of the most renowned names of the local fashion scene. A fashion graduate of schools in Paris and New York, Rugova found the way back to her roots and opened an atelier in Prishtina in 2003. In the past 8 years, she has managed to establish a brand with her name. Her creations have a flavor of their own, always with a light urban touch.

The new collection “Chromosomes” speaks for itself. Light and smooth materials wrapped the bodies of the models chosen for the show. Beige and grey dominated the collection, but black and cobalt blue weren’t missing either. No garment resembled the other. Following the duality of its concept, every piece from this collection is a creation that can stand by itself as well as fit into the whole collection. On every garment, if you looked closely enough, you could spot a chromosome. Sometimes they were printed on underlying layers of the dresses, and other times they formed the dress’s shoulder. And one thing couldn’t escape any detail-loving eye: Some dresses and bags were also adorned by chromosomes made by real mineral stones from the Trepça Mines.

As the creator walked on the catwalk to thank the audience, she received applauses and standing ovations.

After the Show all guests were invited to join the After-Party at “Sheshi 21,” where very energetic and positive music was played to continue with the good mood into which this show has put all.

22/03/2011 | Krenare Rugova: Viti 2010 vit i punës.
Kreatorja e njohur Krenare Rugova, Vitin e Ri 2010 do ta festojë pranë familjes së saj, 'tashmë më e kompletuar'. Ndërsa, vitin 2009 ajo thekson se e ka përmbyllur me shumë sukses. "Viti 2009 për mua ka qenë vit me shumë ndodhi të bukura.. Me punë të pandalshme e të suksesshme. Suksesi më i madh profesional ishte kolekcioni i prezentuar në Gjakovë me 24 Tetor dhe në fund edhe lindja e fëmijës së dytë me 27 Tetor", tregon për Ekonomisti Rugova. Ndërsa, viti 2010 për të do të jetë vit i punës për të, siq shprehet ajo. “ Kam shumë plane, të gjitha kanë të bëjnë me zgjerimin e brendit tim edhe në qytete tjera evropiane.
21/04/2011 | Sfilatë nën qiell të hapur.

Veshje moderne me elemente autentike shqiptare do të prezantohen sonte nga dizajnerja e modës Krenare Rugova në hapësirën e amfiteatrit te busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ky është fashion show i parë i saj në Kosovë, ku do prezantohen 46 krijime veshjesh. Rugova me këtë koleksion u rikthehet punëve të para të shkollimit. Ajo tregon se njëkohësisht mund të tregohet dashuria për vendin por edhe të qenit bashkëkohore në hap me fashion-trendet e shekullit XXI.

Prezantimi i dizajneres Krenare Rugova me koleksionin e saj të quajtur “Kromozomet" (Chromosomes) do të bëhet në ambient të hapur, në qendrën e kryeqytetit. Ajo ka vendosur kështu për shkak se ka qenë e përkushtuar që në çdo aspekt prezantimi të jetë unik në stilin e kreacioneve të saj, në vijë me temën e sfilatës.

“Kjo ngjarje e madhe, që kalon përmasat tradicionale të fashion show, duke u kthyer në ngjarje kulturore të vitit, do të jetë prezantimi i parë i punës shumëvjeçare të kreatores Krenare Rugova", thuhet në njoftimin për media.

Krenare Rugova për tre muaj arriti të punojë dyzet e gjatë veshje. Sfilata e Krenare Rugovës është dashur të mbahet javën e kaluar por është anuluar shkaku i reshjeve të borës për tu mbajtur të enjten (sot) mbrëma me 21 prill njoftoi stafi organizativ i Rugovës.

Me formën e saj unike të shprehjes së kreativitetit artistik si dhe me eksperiencën profesionale, Krenare Rugova ka arritur, që me brendin e saj, të jetë një nga referencat kosovare të modës. “Për këta tre muaj jam munduar që të sjell diçka unike dhe të bukur", thotë ajo.

Me ndihmën e përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve, Krenare Rugova është duke përgatitur një performansë jokonvencionale për skenat e pasarelës në Kosovë, si nga aspekti i pamjeve, përformansës, zërimit dhe live DJ-it me një glamour after party, thuhet në komunikatë.

Lajtmotivi i Krenare Rugovës se “moda është një formë e shprehjes së lirë", më së miri përmblidhet në këtë ngjarje. “Unë nuk mund të flas shumë për koleksionin tim, më së miri është që publiku ta shohë dhe të shprehë mendim e kritikë për të, dua që publiku ta vlerësojë punën time", thotë ajo duke shfaqur paksa edhe tension me mbarëvajtjen e përgatitjes së sfilatës.

Krenare Rugova është lindur në Prishtinë. Mësimet e shkollës së mesme i përfundoi në Portland, Maine-USA. Ajo ka vijuar universitetin me renome në fushën e modës 'Parsons School of Design' në NewYork dhe më pas studimet i ka vijuar edhe në Paris të Francës.

07/11/2002 | Moda dekonstruktiviste e zojushës Rugova.
Kur sopranoja Inva Mula duel sivjet para Mbretneshës britaneze, veshë e ka pas nji fustan të madhnuem, dizajnue e kepun prej dizajneres kosovare të modës Krenare Rugova. Zojusha Rugova asht tue e përfundue shkollën ma të njoftun të dizajnit në New York, Parsons School of Design. Kjo asht shkolla që i ka edukue e lansue edhe dizajnerat tjerë njujorkas si Donna Karan, Marc Jacobs, Isac Mizrahi, Anna Sui e nji kallabllak emnash ma pak të njoftun.

Krenarja asht vetëm njana prej dizajnereve të reja kosovare që po punojnë në modë. Urbania i ka përcjellë disa nga kreatoret që janë tue u etablue dhe tue krijue nji valë të re të modës kosovare. Asht fjala gati edhe për nji lëvizje që synon me e prue pak sharm në Kosovë. Çka asht ma interesante, këto çika (dhe nji djalë!) janë tue përdorë edhe elemente të veshëmbathjes tradicionale shqiptare në kreacionet e tyne. Moda e re kosovare nuk asht ma e reduktueme në rrobaqepëse që bajnë fustana për kanagjegje, po bazohet në këte valë të njizet-e-kusur-vjeçareve që po dizajnojnë fustana të shpërblyem nga Kenzo – me elemente të tenteneve e ornamenteve autoktone të rajonit të Dukagjinit. Kush janë pra çikat që po mundohen me na veshë për bukuri?

Me Krenaren bamë muhabet në nji kafeteri të Prishtinës. Erdhi e veshun për bukuri, po nji send e veçojke nga turma e baltosun dhe e mërdhimë prishtinase: këpucat e kuqe të dhezta. Kur e sheh Krenaren, s’ka se si mos me të shkue ndërmend Amelie franceze nga filmi që u shfaq para do kohe edhe n’ABC (dikush tjetër tha që po ja çon mallin e Lizës në botën e çudinave).

Urbania: Tregona diçka njihere për Parisin. Ke ndejtë atje nji vjet si pjesë e studimeve tuja. Qysh kalove dhe a e pe dallimin me New York’un?

Krenare Rugova: N’Paris e kreva vitin e tretë të fakultetit. Prej shkollës teme patën konkuru 200 studenta me shku atje, por vetëm 12 e kanë fitu stipendionin. Eksperienca asht krejt tjetër. N’Paris për çfarëdo ideja, profesoreshat m’kanë thanë “veç bone!”. Ndërsa në New York gjithmonë kqyrin se a shitet sendi – a ka vlerë komerciale. Po mundohna mos me e përcjellë ate linjën rigjide të New York’ut, po me ba diçka pak ma ndryshe. Teshat e mija m’kanë thanë që janë si skulptura, po n’anën tjetër edukatorët gjithmonë më kanë porositë se duhna me ba diçka “që asht e besueshme, dhe e mundshme”. 

Urbania: E qysh asht me studiue modën në NYC?

Krenare Rugova: Mbasi që jam kanë n’Paris, qatëhere më ka ra n’mend dallimi. P.sh. kam mendu që New York’u asht vendi ma ideal me studiu, po tash po e shoh se sa asht ma ndryshe p’ej Parisit. New York’u asht qendër e krejt dizajnit, modës, dizajnit industrial, grafik dhe arkitekturës. Ambienti njujorkas asht shumë inspirues sepse kado shkon sheh shembuj të përkryem të dizajnit. Besoj se s’mundesh me ba dizajn mode pa mendu për ambient. Gjithashtu, New York’u thjesht asht vendi që vendos trendet botnore. Ma n’trend se New York’u s’ka kërkund.

Urbania: Në kreacionet tueja a ka elemente tradicionale kosovare? A e përdorë edhe Kosovën dhe teshat shqiptare si inspirim?

Krenare Rugova: Në New York tana sendet as mësohen dhe as bahen me rregulla të caktueme të pandryshueshme. Si dizajnere e New York’ut, duhet me e respektu formulën e dizajnit të New York’ut. Natyrisht, kjo vlen nëse don me pas sukses në “fashion industry”. Ata që quhen “small designers”, që janë në mahallën SoHo, s’bajnë shumë pare se e mbajnë stilin e veçantë, edhe shiten vetëm te njerëzit që jetojnë n’SoHo. E kanë veç nji butik – janë të vocërr po janë ma unik, ma “hip”, nuk përcjellin komercializmin. Këta artista në New York janë shumë të paktë. Edhe une ma shumë i kam sendet e inspirume p’ej Parisit dhe Kosovës/Shqipnisë, që d.m.th se ato nuk hijnë në treg. Une muj me qenë dizajnere e varfun p’ej kusheteve finansiare – se këso sende nuk blehen. E n’Paris e ruen idenë që punojnë me nji fustan edhe nga tre muej. Punimi asht “piece of art” edhe konsiderohet qashtu – e n’New York çdo gja asht komercializue. Nëse e kepi nji bluzë me nji mangë ma të gjatë, menjihere më thojnë ”kjo s’asht atraktive”, se nuk i besojnë shumë dekonstruktimit. N’Paris tanë janë avangardista dhe quhen “deconstructivists”. Kisha përmend se momentalisht emnat që po bajnë boom me lëvizjen e dekonstruktivizmit në modë janë Hysein Chalyan nga Turqia, Sophia Kokosalaci nga Qipro, Martin Margiela nga Belgjika, Shpija e modës Comme des garçon, anglezi Alexander McQueen e Veronique Bronquino.

Urbania: Qitash na fute n’konfuzion. Te na, zakonisht, kur folim për kreatorë të modës mendojnë ma shumë për shpijat alla Gucci, Versace, Armani? Kush janë këta që i përmende???

Krenare Rugova: Hmmm.. ky asht problem i kësaj rrethine se pritojmë me ju hy sendeve ma thellë. I dijmë gjithnji sendet esenciale, por nuk hyjmë kurrë në nji nivel pak ma të sofistikuem. Pa i dijtë qita emna që i përmenda, diqysh të mungojnë shumë informata, shumë referenca kulturore të randësishme. Këta janë propaguesit e nji lëvizje të re të njoftun si “Belgian deconstructivists” (dekonstruktivistët belgë).

Urbania: Ke me diplomue së shpejti (në maj) me nji parakalim mode me tesha nga koleksioni yt. Çfarë tesha ke dizajnu dhe çfarë plane ke?

Krenare Rugova: Du me i përpunu elementet etnike që me i perdorë teshat autoktone të “modernizueme”, qashtu që edhe Bjork, për shembull, me i veshë. Por, duhet me pasë kujdes nëse s’je inventive – bahesh tepër teatrale. Du me ardhë këtu definitivisht mbas diplomimit. Po du me ardhë këtu – po du m’u vendosë diku, me e hapë nji shitore pak ma të veçantë, mirëpo me i ruejt dhe me i përdorë tanë kohën edhe kontaktet që i kam ba në New York dhe Paris.

Urbania: Çka po thu për çikat e Prishtinës që po merren me dizajnim të teshave? A po të duket se asht nji mini-revolucion në modën kosovare, se po krijohet nji rreth i ri i dizajnereve kosovare?

Krenare Rugova: Në fillm duhna me thanë se nuk asht qaq me randësi me krye shkollë të modës për m’u marr me dizajnim. Armani e ka t’krymun mjeksinë. Ferre asht arkitekt. Çka po e vërej si mangësi këtu asht mungesa e komunikimit dhe informimit me senet që ndodhin jashtë. Kemi kontakte të shumta që munden me u shfrytëzu. Po e përmendi vetëm Fadil Berishën, për shembull, i cili asht mjaft i njoftun në New York dhe i cili m’patë ofrue me ja dizajnu Inva Mulës dy fustana (të cilat ajo përfundimisht edhe i patë veshë në nji koncert që e ka pasë para Mbretneshës Elizabeta).